Masakër në shtëpi, shqiptari vret me thikë nusen në sy të fëmijëve

Kosovë&Rajon

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë 25-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kosova, Besmir K. ka telefonuar në polici rreth orës 5:30 të mëngjesit për të raportuar një vrasje të kryer nga vetë ai. Besmiri ka rrëfyer në lidhje me vrasjen e bashkëshortes në sy të fëmijëve. “Unë dua të raportoj një vrasje. Unë kam vrarë gruan time me thikë”, - ka thënë 25-vjeçari shqiptar në telefonatën bërë në polici.

Mediat e huaja shkruajnë se ai ka sulmuar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve, dhe e ka njoftuar vetë policinë dhe i ka pritur në ballkonin e shtëpisë. Gruaja e tij 31-vjeçare pas masakrimit që i bëri me thikë i shoqi, u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia austriake bën të ditur se ndër të tjera ai kishte disa orë e vdekur. Shqiptari jetonte në Austri dhe kishte marrë nënshtetësinë. Dëshmitarët nga ana tjetër janë shprehur se mes çifti ka pasur konflikte dhe disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia. Një fqinje është shprehur në polici se kishte dëgjuar britma.

Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja.

Ndërsa nga ana tjetër në banesën ku ndodhi ngjarja ka qenë dhe djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babain e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen.

Trupi i pajetë i gruas, mësuese kopshti i është nënshtruar autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia austriake gjithashtu ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë kuzhine.

ME TE LEXUARAT