“Balena Blu”, telefonata e rreme “12-vjecari tenton të hidhet nga kati i shtatë”, reagon policia

Nje telefonate qe pretendoi se nje femije 12 vjec, tentoi te hidhet nga kati i shtate i nje godine ne Kamez diten e sotme, alarmoi policine.

Por burime zyrtare nga drejtoria e policise se Tiranes, thone se ngjarja ne fjale nuk eshte e vertete dhe se alarmi eshte krijuar nga nje telefonate e rreme ne polici.

Kliko per me shume info

“Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet”, tha policia ne nje deklarate rreth ores 19.45.

Sipas saj, menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikse.

:Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarrac rreth kohës së telefonatës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile”, ka bere me dije policia e kryeqytetit.

Paraprakisht, televizionet informative ne Tirane lajmeruan se ngjarja kishte ndodhur ne rrugen “Pavaresia” ku sipas deshmive te familjareve, 12-vjecari kishte luajtur me lojen e rrezikshme “Balena Blu”.

loading...