Vrasja e Ervin Dalipajt, zbardhet dëshmia e oficerit për atentatin e Sukthit

Aktualitet

Grupi hetimor që po heton vrasjen e ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautajt në Sukth rreth dy muaj më parë po has vështirësi për zbardhjen e ngjarjes.

Përveç pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat mungojnë në disa prej bizneseve në autostradë edhe dëshmitë e personave, të cilët mund të kenë pasur dijeni për konfliktet e viktimave nuk kanë ndihmuar hetuesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa ditë më parë është marrë dëshmia e një oficeri në policinë e Durrësit, i cili ka patur lidhje familjare me një nga viktimat. Por mësohet se ajo çfarë ka deklaruar zyrtari i policisë nuk ka ndihmuar grupin hetimor.

Oficeri ka thënë se nuk mund të japë elemente të cilët mund të çojnë në zbardhjen e krimit pasi të dy viktimat kanë pasur mjaft konflikte.

Mesohet janë marrë një sërë dëshmish të tjera, nga të cilat janë përfituar të dhënat periferike që nuk i kanë shërbyer hetimeve.

Dëshmia e cila pritet të hedhe dritë mbi këtë ngjarje është ajo e pronarit të automjetit ku u vranë Dalipaj dhe Dautaj, citon klan. Por ajo është e pamundur te merret pasi ai ndodhet në Gjermani dhe është e pamundur të kontaktohet me të.

Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj u vranë në një atentat në 25 prill pranë mbikalimit të Sukthit në Durrës.

ME TE LEXUARAT