Tragjike, trefishohet numri i personave të vdekur nga zjarri në kullën “Grenfell”

Bota

 

Të paktën 58 persona konsiderohen si të vdekur në zjarrin që ka përfshirë kullën “Grenfell” në Londër, njoftoi policia sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“58 persona janë shpallur të zhdukur dhe që me trishtim duhet t’i hamendësojmë të vdekur”, njoftoi Stuart Cundy, përgjegjës i lartë i policisë së kryeqytetit britanik, raporton AFP.

“Ky numër prej 58 personash mund të ndryshojë. Shpresoj se nuk do të jetë rasti, por mund të rritet”, shtoi ai, duke shtuar se mbi këtë bilanc të ri provizor, 30 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 16 trupa janë gjetur në ndërtesën e djegur.

Oficeri theksoi se operacioni i kërkimit të trupave do të marrë kohë të gjatë për shkak të gjendjes që ndodhet kulla, e cila është shkatërruar nga zjarri, origjina e të cilit deri më tani është e panjohur.

Zjarri ka përfshirë kullën “Grenfell” mesnatën e së martës së kësaj jave.

ME TE LEXUARAT