Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Biznesmeni dërgon me aeroplan 4 mijë lopë në Katarin e izoluar

Një biznesmen nga Katari është duke planifikuar që t’ia dërgojë me aeroplan plot 4 mijë lopë të qumështit Katarit të izoluar, në mënyrë që vendi të mos ketë mungesë të furnizimeve me produkte të qumështit gjatë bllokadës së vënë nga vendet fqinje arabe.

Propozimi – i përshkruar si transportimi më i madh i lopëve i tentuar ndonjëherë – vjen teksa Katari është duke lëvizur me shpejtësi për ta hapur një urë ajrore dhe detare përmes Iranit, Turqisë dhe portit të Omanit, transmeton Express.

Ky plan është bërë i ditur për Bloomberg nga Moutaz Al Khayyat, kryetar i Power International Holding. Khayyat ka thënë se duhen plot 60 fluturime për t’i dërguar të gjitha kafshët në Katar.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i shkëputën marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe të transportit me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë se po i përkrah grupet ekstremiste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet