Rama për Halim Kosovën në festën e PS: Më të mirë se ne s’ka, këtu kemi vetëm një votë kundër

Politikë

Kryeministri Edi Rama ne festen e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, nuk i kurseu batutat. Mes shumë të pranishmeve, ishte dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Halim Kosova.

Gjatë nisjes së fjalës së tij nga selia e PS, kreu i qeverisë e falënderoi ish-kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës për pjesëmarrjen. “Me ne është këtu edhe dr.Halim Kosova, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Faleminderit profesor që ke ardhur, jemi shumë të nderuar me praninë tënde,” tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit gjithashtu bëri një batutë: “Me gjithë respektet për doktor Halimin, më të mirë se ne nuk ka. Jam i bindur se nëse votohet këtu sot, vetëm një votë kundër kemi. (I drejtohet Halimit). Këta janë gati të na e japim timonin. Kjo e jona nuk është një betejë”.

Ndersa fliste Rama, kambanat e Katedrales Ortodokse, kryeministri pohoi se ky ishte një sinjal që fjalimi i tij mbaronte me aq.

“Janë zgjedhje historike, pasi janë zgjedhje në udhëkryq, për fillim e hapjes së negociatave. Siç ka shumë për të fituar, ka dhe shumë për të humbur nëse kthehemi pas. Kjo e jona nuk është një betejë. Nuk mundet më të mbyllim sytë, apo t’i shmangemi sfidës themelore. Me bekimin e kambanave mbaron dhe fjalimi im. Uroj shumë që pas përfundimit të numërimit, Lali Eri të na hapi sheshin dhe të jeni të gjithë, jo vetëm socialistet e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë, në atë që shpresoj që të jetë momenti i festës së një fitoreje të merituar, në rast se është e jona. Do e kthejmë në fitoren e gjithë shqiptarëve, për fëmijët e gjithë vendit. Jam i bindur se sa më shumë shqiptarë ta kuptojnë që ne jemi gati”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT