Vrasja e Artan Cukut, flet prokurori: Kapëm dorasin e atentatit, s`dimë nëse është ideatori

Aktualitet

Drejtori i përgjihshëm i policisë së shtetit Haki Cako ka dalë në një konferencë për media në lidhje me kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së komisarit Artan Cuku.

"Mikel Edmond Shallari, lindur në Kucovë e banues në Qytetin Studenti në Tiranë është person i dyshuar", tha Haki Cako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Roli i tij në këtë ngjarje është ekzekutoor i krimit. Ka edhe pse persona të tjerë të shpallur në kërkim të cilët janë bashkëautorë", tha Haki Cako.

"Ne dimë që Mikel Shallari është dora që ka tërhequr këmbëzën. Por nuk mund të themi nëse është edhe ideatori i ngjarjes", tha prokurori i krimeve të rënda Henrik Ligori.

Ai ka bërë me dije se autori i dyshuar është marrë në pyetje dy herë dhe në të gjitha këto raste e ka mohuar përfshirjen në atentatin ndaj komisarit Artan Cuku.

Konferencë për shtyp.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda Enrik Ligori për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi:

- Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT