Nuk keni më nevojë t’ua kërkoni njerëzve fjalëkalimin e WiFi-së

Teknologji

Ditët kur ua keni kërkuar fjalëkalimin e WiFi-së miqve kanë marrë fund. Ose të paktën për ata që kanë iPhone dhe IOS 11.

Kur Apple bëri të ditur sistemin e ri operativ IOS 11 në WWDC më herët këtë vit, kompania tregoi gjithashtu edhe një veçori të re dhe shumë të dobishme: hyrjet automatike në Wi-Fi mes pajisjeve me IOS 11.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo veçori e re për shpërndarjen e WiFi-së funksionon duke hyrë në pjesën ‘Wi-Fi login’ të një pajisje ‘të huaj’ nga e cila do të fitoni qasje duke e vendosur pranë pajisjes që tashmë është e lidhur në wireless.

Pajisja e ‘huaj’ do të njoftohet se dikush tjetër është duke provuar të lidhet në rrjet, dhe do të shfaq opsionin për të dërguar fjalëkalimin direkt në ‘ajër’.

Sapo ta keni prekur ‘OK’ për transferin, fusha e fjalëkalimit do të mbushet automatikisht dhe do të garantohet qasje në rrjet./Gazeta Express

ME TE LEXUARAT