Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hakmarrja politike, shkarkohet nga puna bashkëshorti i deputetes së LSI-së

Silva Caka është një ndër deputetet më aktive të LSI-së. Së fundmi ajo bëri një deklaratë të fortë kundër kryeministrit duke deklaruar se hoqi zonjat e PS nga lista duke vendosur “vajzat e korridoreve”. Duket se nuk ka vonuar hakmarrja politike për të. Bashkëshorti i saj është larguar nga puna në Hipotekë dhe lajmin e bëri të ditur gazetari Artan Hoxha.

Statusi i gazetarit në rrjetet sociale

Flake per flake…
Populli thote; te vjen nga s’e pret…
Keshtu duket se i ka ndodhur deputetes se Skraparit, Silva Caka (aktualisht e treta si kandidate ne listen e qarkut te Beratit). E degjova dje paradite te bente nje reagim te forte ndaj deklaratave te kryeministrit Rama ne Berat ne lidhje me LSI.

“Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë”, u shpreh deputetja, që e quajti një inskenim kriminal, procedimin penal për deputetin e LSI Gledion Rahovica dhe ndalimin e drejtorit te spitalit të Beratit për blerje të votave. Caka tha se;”Gratë socialiste janë zëvëndësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes”
Por po dje, pak ore pas reagimit te deputetes Caka, nje urdher i leshuar nga drejtori teknik i sapo emeruar i Hipotekes (propozim i PD), shkarkonte nga detyra bashkeshortin e deputetes se Skraparit, pasi ishte perfshire ne fushaten elektorale ne favor te LSI-se….
Urdheri i shkarkimit mban daten e djeshme dhe eshte firmosur nga drejtuesi i ri teknik Arjan Bylykbashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet