Flet kreu i policisë rrugore: Ja domethënia e videos së Ramës duke vendosur gjobë

Aktualitet

Shefi i policise rrugore te Tiranes, Mitat Tola, ka dhene shpjegimin e tij ne lidhje me videon ku kryeministri Edi Rama shfaqet ne nje spot fushate duke i vendosur gjobe nje te riu qe kaloi me semafor te kuq.

Tola e mbeshtet mesazhin qe kryeministri ka dhene ne spotin e realizuar me ane te perdorimit te nje automjeti te policise rrugore, citon lajmifundit.al. Sipas shefit te policise rrugore, mesazhi qe perpiqet te jape Rama eshte qe qytetaret te mos japin rryshfet per policin dhe se gjobat, u kthehen atyre ne investime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tola e ka bere komentin e mepotshem ne faqen e tij ne Facebook, ne nje koment drejtuar nje qytetari, pasi shefi i qarkullimit kishte publikuar ne profilin e tij videon e spotit te kryeministrit Rama.

Skerd pershendetje:

Mesazhi i KM eshte disadrejtimsh nese e shikon "neutral".

Pa syze?.

Kemi vite e vite qe perpiqemi qe te rremjosim idene se "gjoba e shkeljeve te rregullave ne trafik", por edhe gjobat e tjeta nuk duhet ti jepen me "mendjelehtesi" policit rrugor ne rruge.

Me llogjiken "ti e bere tenden" "iku ajo pune" dhe "merri parate e gjobes ti zotni polic".

Jo!

Gjoba eshte formale dhe duhet te shkoje ne llogarine e shtetit dhe shteti "ia kthen" qytetarit perseri ne trajten e shkollave, rrugeve, sinjalistikes rrugore etj etj etj

(Jo fushate?)

Leket e gjobes ne xhepin e policit jane kurkund, i vlejne atij per ta "deformuar" dhe kot pastaj...

Prej vitesh ka nje sistem te rregulluar bankar dhe postar ne cdo rruge qe i vjen ne ndihme qytetarit per ta paguar atje ku duhet gjoben

Po perpiqemi edhe me bankatet me M5 dhe cfardo menyre pagese tjeter elektronike qe qytatari ta paguaje gjoben lehtesisht - atehere kur gabon, konform ligjit

Kaq

Mendoj se ky eshte mesazhi qe Rama jep ne spot. Per te crrenjosur sadopak kulturen tone si popull qe jep ashtu kot "bakshish" edhe kur pi kafe ose kur merr nje sherbim qe me lligj i takon

Nuk po ri te shkruaj se per tre vjet policia rrugore ne rastet e ofrimit te parave kudtejt favorizimit te shkeljeve ka kryer arrestimin dhe referimin ne Prokurori te drejtuesve te mjeteve

Faleminderit.

Mitat Tola eshte emeruar prej disa javes shef i policise rrugore te Tiranes. Ai eshte nje nga efektivat me te vjeter te rrugores ne vend ndersa ka nje karriere te gjate edhe si ekspert i pavarur i ceshtjeve te qarkullimit rrugor./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT