E rrallë, vogëlushi nga Vlora lind me gojë ujku, buzë lepuri

Aktualitet

Një muaj pas lindjes, familjarët e një vogëlushi kërkojnë ndihmën e autoriteteve të shëndetësisë për shkak se fëmija i tyre ka lindur me një defekt të rrallë në gojë. Sipas mjekëve, vogëlushi ka lindur me gojë ujku dhe buzë lepuri. Ushqyerja deri tani bëhet vetëm me shiringë, ndërsa familja Rama nga Vlora kërkojnë realizimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ky vogëlush ka vetëm një muaj që ka ardhur në jetë. Ushqyerja në kushte normale është e pamundur, për shkak të problemit shëndetësor në gojë me të cilin ka lindur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e tij e ushqen vetëm me shiringë. Mjekët e shërbimit Makso-Facial në QSUT e kanë vlerësuar defektin si ‘gojë ujku, buzë lepuri’.

Familja nga Vlora thotë se operacioni për vogëlushin S.R ende nuk është marrë përsipër nga mjekë në Shqipëri.

Ishte daja e vogëlushit, Edmond Shima, që kontakoi me Ora News për të kërkuar ndihmë.

Edmond Shima: Kërkojmë një ndihmë nga institucionet që të bëhet një ndërhyrje për këtë fëmijë që është 20 ditësh dhe nuk mund të ushqehet përveçse me shiringë.

Përmes apelit të tij, kërkon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe bluzat e bardha, institucionet dhe biznesin për të mundësuar ndërhyjen kirurgjikale.

Edmond Shima: Pjesa e sipërme ka filluar ti bllokojë pjesën e hundës, frymëmarrjen. Ushqimin nuk e merr dot se nuk e lë ajo. Apeloj për ndihmë shtetit, institucioneve për një ndërhyrje atje ku mund të bëhet.

Një defekt i tillë në gojë është i rrallë në Shqipëri. 5 vjet më parë, mjekët ia dolën të kryenin interventë tek një tjetër fëmijë me këtë problem dhe ndërhyrja rezultoi e suksesshme.

Ky është një tjetër rast që ka nevojë për ndërhyje urgjente jo vetëm në aspektin estetik, por për ti falur normalitetin e ushqyerjes dhe të jetuarit.

ME TE LEXUARAT