Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E fejuara e Gazmend Collakut: Nuk kishte konflikte me Denis Shtrazën

Katër dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në procesin ndaj Denis Shtrazës u përsërit e njëjta fjali, nuk kemi parë asgjë.

Ish-e fejuara e viktimës i tha Gjykatës së Krimeve të Rënda se përpara ngjarjes çifti kishte drekuar në Golem dhe se rrëmbimin e kishte mësuar nga policia.

“Unë e njoh Denis Shtrazën”- shtoi dëshmitarja- “sepse jetojmë në të njëjtën lagje dhe nuk di që mes tij dhe Gazmendit të kishte konflikte”.

Por asgjë nuk kishin parë, edhe tre dëshmitarët që ndodheshin në lokalin ku Gazmendi u rrëmbye nga katër persona të veshur me uniforma policie.
Sipas tyre është dëgjuar vetëm një krismë dhe më pas kanë parë një automjet duke u larguar me shpejtësi.

Të enjten Gjykata e Krimeve të Rënda do të vijojë me dëgjimin e tre dëshmitarëve të tjerë. Ata janë oficerë policie, të cilët pas rrëmbimit të Çollakut dhe dyshimeve për përfshirje në ngjarje edhe të Ervin Dalipajt, ata treguan në polici një version tjetër.

Sipas tyre ata kanë qenë duke pirë kafe me Ervin Dalipaj, për të cilin gjykimi është pushuar pas atentatit qe i mori jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet