Astrilogia: Shenjat më të favorizuara për muajin Qershor

Soft

Këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar Zonja Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për muajin Qershor, për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi etj.

“I gjithë muaji qershor premton shumë erotizëm”, tha Zonja Meri, teksa paralajmëroi se “fundi i muajit është pak më i vështirë për të gjithë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duke qenë se kjo hënë e re përkon me datën 23, është pak para zgjedhjeve, mund të themi se ndikimi i saj do të jetë pozitiv ose ka tendenca shumë të mira për ecurinë e zgjedhjeve”, tha ajo, duke folur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.

Zonja Meri tha se pavarësisht se kush fiton zgjedhjet do të kalojnë paqësisht dhe rezultati do të jetë pozitiv për Shqipërinë.

Sipas saj, ndodh edhe një gjë tjetër, që në fund të Qershorit, planetët, sidomos Mërkuri dhe marsi, bëjnë disa lëvizje që do të bëjnë që fundi i qershorit të jetë pak konfliktual. “Datat 28-29, 30 do të jetë kulmi për këtë”, tha ajo.

Sipas Zonjës Meri, shenja më pak e favorizuar është Bricjapi si pasojë e disa kundërshtimeve, por lajmi i mirë është se edhe njerëzit e kësaj shenje do të jenë me fat në aspektin personal erotik.

Shenja më e favorizuar e muajit do të jenë Gaforret, “sepse do të kenë ndryshime shuam të rëndësishme në jetën e tyre dhe Jupiteri i ndihmon në lidhje me karrierën dhe nuk do të kenë më pengesat që kanë pasur deri më tani.”

Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara në muajin Qershor sipas Zonjës Meri është:

Gaforret

Ujori

Peshorja

Luani

Akrepi

Shigjetari

Binjakët

Peshqit

Demi

Virgjëresha

Dashi

Bricjapi

ME TE LEXUARAT