Takimi Rama-Basha, reagon Presidenca

Aktualitet

Presidenca në Tiranë njofton se ende nuk ka nje ore apo date per takimin Rama-Basha për krizën politike mund të zhvillohet sonte.

Pas shprehjes së kërkesës nga kryeministri për negociata sot, Kreu i shtetit Bujar Nishani duket se është vënë në lëvizje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu presidenca njofton se pas gatishmërisë së Ramës, kanë nisur kontaktet me palët dhe tashmë pritet përgjigja e kreut te PS Edi Rama dhe kryetarit të PD Lulzim Basha.

Pasditen e sotme per disa ore me radhe u njoftua se takimi mes krereve te politikes mund te zhvillohej me 3 maj paradite.

Ne nje njoftim te mevonshem, presidenca njoftoi se kreu i Shtetit Bujar Nishani po mban kontakte me te gjitha palet dhe cdo zhvillim ne lidhje me negociatat do ti behet me dije publikut.

Reagimi i Presidences:

Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë.

ME TE LEXUARAT