Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp duhet ta fshini menjëherë...
Lajmifundit
/
21 Maj 2017, 12:16
Teknologji
Një mesazh që ju fton të ndryshoni ngjyrën e WhatsApp ka filluar të shpërndahet me shpejtësi të madhe në smartphone-at.
Këtë mesazh duhet ta fshini menjëherë pasi është “virus”. Nëse e klikoni linkun do t’ju dalë një mesazh ku shkruhet: “Ngjyra të reja për WhatsApp.
Tani mund të ndryshoni WhasApp -in tuaj dhe të vendosni ngjyrat tuaja të preferuara”, duke pretenduar se është i mundur si shërbim në iOS, Windoës, Apple dhe Blackberry.
Mesazhi ju kërkon gjithashtu që ta shpërndani këtë link tek 12 miqtë tuaj, për “verifikim”.