Tirana fiton Kupën e Shqipërisë katër ditë pasi ra nga kategoria

Sport

Pa kaluar katër ditë pasi ra nga Kategoria Superiore, Tirana mundi Skënderbeun në finale duke fituar Kupën e Shqipërisë. Tirana mundi 3 – 1 korçarët.

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Ede. Pas golit grupimi i tifozëve hodhën tymuese dhe takimi u ndërpre në minutën e 24, ndërsa përkrahësit u larguan nga tribuna. Ata hodhën parulla kundër presidentit Refik Halili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skënderbeu barazoi në minutën e 86, por Tirana kaloi përsëri në avantazh në minutën e 103-të. Ede firmosi edhe golin e tretë të Tiranës në minutën e 114-të të takimit, duke i dhënë një trofe shumë të rëndësishëm ekipit kryeqytetas.

Tirana numëron 16 Kupa të Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu nuk e ka fituar më parë këtë trofe edhe pse ka luajtur disa finale

ME TE LEXUARAT