Reagimi/ "Ja skenari i Berishës për shuarjen e PD. Basha, pupac i tij"

Politikë

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka komentuar situatën e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike, dhe qejf mbetjet pas hartimit të listave të kandidatëve për deputet. Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili, Topi tha se nga PD u larguan figura me rëndësi historike që nga themelimi i saj.

Sipas kreut të FRD, listat e kandidatëve janë hartuar në marrëveshje me Berishën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Figura historike të PD nuk janë më. Jozefina Topalli ka qenë edhe kryetare e Kuvendit. Figura të rëndësishme janë larguar edhe nga PS, psh Ben Blushi. Ndodhi e njëjta simptomologji në PS dhe PD ku iu dha mundësi liderit që të ishte i plotfuqishëm, për të vepruar siç po veprojnë. Pra kanë votuar vetë si në PD e në PS emra ta caktuar, për këtë situatë ku ndodhen sot.

Dhe sot po godite lidershipin ndëshkohesh. Mua nuk më bën surprizë më asgjë në PD. Brenda tyre ka ende hipokrizi. Duket sikur e kanë me Bashën dhe falënderojnë Berishën. Por jam i bindur se çdo gjë është bërë në marrëveshje me Berishën. Edhe zonja Topalli e di shumë mirë. Ka qenë edhe vetë pjesë e këtyre skemave. Basha është një pupac në dorën e Berishës. Nuk dua të ofendoj njeri por…”, u shpreh Bamir Topi.

Kreu i FRD tha se Berisha po mbyll një trajektore të gjatë, sipas tij sa të suksesshme aq edhe problematike. Ai tha se Berisha mbetet një njëri i suksesshëm në politikë, por sipas Topit, skenari i tij është që PD të shuhet me tërheqjen e Saliut nga politika.

“Sikur unë e njoh, ai do ta mbyllë këtë trajektore të gjatë me përfundimin e misionit të PD. Në mënyrë që kur të shkruhet historia të thuhet se ai e themeloi PD dhe çdo që u shua kur Berisha u tërhoq. Nuk kuptohet ndryshe, sesi kur persona me rol të rëndësishme në PD, që kanë shoqëruar jo vetëm PD por edhe qeverisjen e PD, të lihen mënjanë”, u shpreh Topi.

ME TE LEXUARAT