Aleati i PD “bën kthesë”: Mbështesim pa kushte Lulzim Bashën

Aktualitet

Partia për Liri për Demokraci dhe Etikë një nga aleatët e Partisë Demokratike e cila u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit ka dalë në mbështetje të liderit të PD-së Basha.

Në një deklaratën për shtyp LDE deklaron se i mbetet besnike koalicionit me partinë Demokratike. Më tej LDE thekson se kjo është një fushatë e pa zakontë dhe se është koha e përballjes me qeverinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e plotë e LDE:

Kjo fushate elektorale eshte e pazakonte. Beme nje beteje elektorale si Koalicion Opozitar por fushata elektorale po therret per vijimesine e ketij Koalicioni. Ne si LDE besojme se Kandidati yne per Kryeminister eshte Lulzim Basha dhe sigla qe ne do te mbeshtesim eshte ajo e Partise Demokratike. Mbetemi aleate besnike e te palekundur te PD. Nuk eshte koha e pakenaqesive e as e zhgenjimeve. Kjo eshte koha e perballjes elektorale me qeverisjen autokratike, te koruptuar, hajnokratike, krimokratike dhe kamabisokratike te Edi Rames. Ne dhe PD duhet ti fitojme dhe do ti fitojme zgjedhjet e 25 qershorit. Te gjithe te mbeshtesim PD dhe Lulzim Bashen. Koha per perballje dhe fitore.

ME TE LEXUARAT