Deputetja e PD zbulon akuzat e rënda për kundërshtarët e Bashës: Po i përdor Edi Rama…

Kliko per me shume info

Deputetja Albina Deda hapur ka dale kunder “opozitareve te opozites” me nje shkrim kritik ndaj zerave qe dolen kunder Lulzim Bashes dhe listave qe ai pergatiti per kandidatet per deputete ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Ne nje postim me titull Shënim dite! “OPOZITARËT” E OPOZITËS – ARGUMENTI DHE STRATEGJIA E RAMËS!, albina Deda akuzon se kundershtaret e Bashes po perdoren nga kryeministri Edi Rama:

Kliko per me shume info

-Shkruan Albina Deda, deputete e PD –

Edi Rama edhe taktikisht ka shterruar në këtë fushatë.Argumentet e tij janë arratisur me kohë. Me përjashtim të lukut të pështirë me çitjane e poture si të Haxhi Qamilit e batutave bastarde të kafeneve ai nuk po lançon dot as teorikisht ide apo programe. Po ashtu asnjë fjalë për mashtrimet butaforike të 4 viteve më parë.

E vetmja gjë me të cilën serviret në fjalimet e statuset e tij Rama janë “opozitarët” e Opozitës.

Pasi nuk ja doli dhe u dogj si kashtë plani i implementimit konspirativ të një opozite “dron” të komanduar e financuar prej tij me Bojaxhinj e Xhizaxhinj ai po luan dhe gurin e fundit.

Po përdor disa individë të pakënaqur në PD për të turbulluar sa të mundet pamjen e Opozitës Basha përballë elektoratit. Ky nuk është vetëm turp e banalitet por shenjë e simptomë e dukshme e shterrimit dhe dështimit.

Zëri i atyre që Rama po i përdor është jo vetëm alergjik për demokratët, por bumerang për vetë mazhorancën!

Në një vend e proçes normal demokratik partitë konkurojnë me ide të qarta e me projekte të arsyeshme ekonomike, sociale e politike. Këto mungojnë te Rama!

Ne 46 muaj sistematikisht programet e tij i zëvendësoi droga, krimi, korrupsioni, paaftësia qeverisëse e klepto koncensioni.

Lulzim Basha prej ditës së parë të opozitarizmit nuk ra në kurthin e Edvinizmit. Ai përvijoi dhe ju qas përballë luftës reale kundër Qeverisë dhe praktikave të saj kriminale jo me sllogane por me argumente reale. Rezultati është i pamenduar.

Si rezultat i kësaj lufte politika dhe shoqëria po shkon drejt një rruge të dekriminalizuar.
E në asnjë rast nuk u harruan përbri kauzave edhe intensionet zhvillimore ekonomike.

Rruga e Bashës është pa batuta e mufka politike, por me thjeshtësi e kthjelltësi. Kurorëzimi i saj më 25 qershor do të surprizojë edhe vetë optimistët.

Ndaj dhe tentativa e fundit e keqpërdorimit nga Rama të disa individëve, të cilët kanë qënë përgjegjësit realë të rezultateve tona të dobëta të v. 2013 jo vetëm nuk i ligshton e pështjellon demokratët, por sinqerisht i motivon.

Shqipëria sot lëngon si asnjë vend tjetër në kontinent e më gjerë. Fajtori nuk është anonim por ka emrin e Edi Ramës. E kam thënë me bindje se Edi Rama ishte jo vetëm fatkeqësi nacionale, por vetë paskoha!

Në paskohë e harresë do të kalojnë shumë shpejt dhe ata që po i shërbejnë të sponsorizuar në hotele luksoze për të bërë zërin e dytë të korit të korbave brenda simfonisë funebre të funeralit të Rilindjes.

Keqardhje, por dhe neveri, për ata që sot janë germa të zeza në epitafin e varrit të sistemit kleptokratik, që përfaqësohet prej Edi Ramës!

Albina DEDA
Deputete e PD

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here