Vllaznia, deklarata e rëndë e Elis Bakajt ndaj Edi Martinit e Voltana Ademit

Kliko per me shume info

Futbollisti Elis Bakaj ka reaguar pas sulmeve që ka marrë pasi vendosi që të mos luajë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Tiranës. Lojtari ka sulmuar ish trajnerin e Vllaznisë, Edi Martinin, ku ky i fundit nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij që në momentin kur u afruar tek kuqeblutë dhe tani që vendosi të mos marrë pjesë në ndeshjen më delikate të sezonit.

Gjithasthu, Bakaj ka akuzuar dhe kryetaren e Bashkisë të Shkodrës, Voltana Ademin, me këtë të fundit që e quajtit të papranueshëm vendimin e futbollisitit. Bakaj ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës se është një person që nuk e ka ndihmuar aspak ekipin, duke i bërë thirrje Voltana Ademit që të kthej kokën pas për të analizuar problemet ndër vite të kuqebluve.

Kliko per me shume info

29-vjeçari u ka kërkuar falje tifozave të Vllaznisë, duke shpresuar që të dyja ekipet të mbijetojnë.

Postimi i Elis Bakajt në facebook.

Do te doja shume te heshtja ne kete moment dhe ta leja fokusin tek ndeshja, por disa persona qe kerkojne te me sulmojne e meritojne nje pergjigje.
Ne rradh te pare dua t’i kerkoj falje tifozeve te Vllaznise, sepse me kane respektuar. Me pas edhe shokeve te skuadres dhe stafit. Nuk jam larguar me deshire nga Vllaznia. Po e perserise se e ndjeje veten te paster dhe te ndergjegjshem qe me mire te deklaroj se s’mund te luaje ne kete sfide, se sa te futem ne fushe dhe te bej aktorin.
Vdekjen e kam ditur, por qe nje dite keto dy ekipe legjend te futbollit shqiptar do te perballenin ne nje duel per mbijetese, s’ma priste mendja. Te gjithe e dine menyren se si une erdha tek Vllaznia, ku ishte UEFA qe nuk e lejoj transferimin tim. Zjodha Vllaznine me zemer dhe shpirt, kisha edhe oferta te tjera, por duke e ditur forcen e ketij klubi, historine dhe gjithcka, nuk u mendova dy here. Dikush thote se mora para, por une parate i kisha te sigurta ne cdo ekip qe do te shkoja.

Erdhi nje moment teper delikat ndaj mora ate vendim. Perse askush nuk merret me lojtare te tjere qe jane ne pozitat e mia? Apo vetem Bakaj qenka problemi. Une jam treguar i sinqerte. Ata qe me njohin nga afer e dine mjaft mire se kurre ne jeten time nuk kam pranuar dhe s’kam qene pjese e asnje prapaskene. E di qe nuk eshte nje xhest profesional. Por une nese do te isha kaq dinak sic mendojne disa, merrja karton te kuq ne ndeshjen e fundit. E kisha menduar se Vllaznia dhe Tirana edhe mund te arrinin deri ketu kur pash ecurin e fundit te te dyja skuadrave, por ne momentin qe dicka e tille u be fakt, me besoni eshte shume e veshtire per tu perballuar.
I kerkoj falje te gjitheve, i lutem te me kuptojne. I pranoj kritkat nga te gjithe, por jo nga disa ish-trajner, bixhozci qe i kane te zgjedhura rruget qe kalojne ne rrugicat e Shkodres per te evituar borxhlit. Ne fillim thane se s’do te shenoja, pasi shenova, gjeten dicka tjeter per tu kapur. I them ketyre ish-trajnereve duke qene se mi njifkan shume mire pikat e dobeta, do ti punesoj si trajner personal te me progresojne ne mangesite e mia. Fundja ne kete menyre s’do te rrijne pa pune per nje kohe te gjate dhe te luajne bixhoz rrugeve te Shkodres.

Sa i takon Kryetares se Bashkise nuk me irriton etikimi i saj dezertor. Fundja ajo eshte larg skuadres dhe futbollit dhe s’mund te kuptoj ndjenjat e nje futbollisti. Edhe pse nuk eshte momenti zonjes kryetare do ti kujtoja se me golat e Bakajt Vllaznia eshte deri ketu (pa hequr meritat e shokeve te tjere), mbase llogarite do te ishin mbyllur me pare. Bakaj nuk u largua 2 jave dhe u rikthye serish. Kryetarja duhet te shikoj Vllaznine me shpesh, duhet mbeshtetje nga njerezit me pushtet. Fakti qe Vllaznia ka vite qe endet ne keto ujera e detyron kryetaren te kthej koken pas per te analizuar problemet nder vite te kuqebluve, probleme qe sigurisht nuk i solli Bakaj me mungesen e nje ndeshje apo per 3 muaj qe u aktivizua tek Vllaznia.

I drejtohem tifozeve kuqeblu te me kuptojne, i kerkoj falje, ata jane pjesa me e pafajshme e Vllaznise. Vllaznia – Tirana eshte njesoj si te shohesh njeriun tend te afert duke vdekur, pikerisht per kete arsye nuk kisha zemer ta perballoja…
Shpresoje qe Zoti ti jap rruge te dyja ekipeve dhe ne nje mrekulli te shpetojne…
elis bakaj

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here