Meta mesazh të ndjerë për Kadelin: Humbje e pazëvendësueshme

Politikë

Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli. Në një mesazh të shpërndarë për mediat, Meta shprehet se humbja e Kadelit është e pazëvendësueshme për fëmijët familjarët dhe të afërmit, shokët e miqtë e tij të panumërt, ashtu sikurse për përkrahësit e tij.

“Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli. Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është një humbje e pazëvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.

Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilët ndanë me të jo vetëm humorin tij të çasteve të gëzuara, por edhe vëmendjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë. I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin! U prehtë në paqe shpirti i tij!”, shkruan Meta në mesazhin e tij

ME TE LEXUARAT