Fier, batutat e Ramës, puthjet e gjysheve dhe shprehja e Ruçit: Hera e parë është më e bukur

Politikë

Kryeministri Edi Rama mes humorit dhe batutave pohoi nga Fieri, ku ishte në një takim me gratë socialiste, se sot kishte marrë shumë përqafime dhe puthje të cilat i kishin dhënë energji pozitive.

“Dua të falënderoj ato gjyshe, mezi arrita gjallë nga rruga, pasi më kanë përqafuar dhe puthur, sa më kanë dhënë energji dyfish për këtë betejë”, tha Rama. Nga ana tjetër ai kujtoi dhe një shprehje të kandidatit për deputet në këtë qark, Gramoz Ruçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Falenderoj dhe vajzat që kanë ardhur në këtë takim për herë të parë, se siç thotë dhe Gramozi: Era e parë është më e bukura. Kështu thotë Gramozi. Ndaj të votosh për herë të parë në 25 qershor është moment i paharrueshëm”, nënvizoi Rama.

ME TE LEXUARAT