Ministri Gjiknuri reagon pas ekzekutimit në Vlorë të drejtorit të OSHEE

Aktualitet

Ministri i Energjise Damian Gjiknuri ka reaguar sot pas lajmit se Roland Saliu, drejtori i OSHEE ne Vlore, humbi jeten sot ne nje atentat mafioz ne mes te qytetit.

Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu. Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar. Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve. Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi!

ME TE LEXUARAT