Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dy të vrarë, zbulohet makina që përdorën autorët e atentatit mafioz në Vlorë

Automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë, që ndodhi pasditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës është gjetur i djegur rreth 2 orë pas ngjarjes së rëndë.

Policia njoftoi se automjeti në fjalë, i tipit “BMW” me targë AA 348 PC është gjetur në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, i përfshirë nga flakët.

Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. Sipas policisë, makina është dëmtuar pjesërisht.

Rreth orës 19:40 minuta, persona të paidentifikuar qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në qendër të Vlorës, duke lënë të vrarë në vend drejtorin e OSHEE të këtij qyteti, Roland Saliu dhe duke plagosur rëndë biznesmenin Erven Hyseni.

Ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në spital, ku dhe ndërroi jetë pa arritur qe tu mbijetoje plageve te marra ne vendin e krimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet