Tentoi vetëvrasjen se i vdiq pacientja 16-vjecare tek Continental, mjeku ne koma në Itali

Aktualitet

Tefik Zhurda, mjeku anestezist qe tentoi të vetëvritej pas vdekjes së 16 vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit është nisur me urgjencë drejt Italisë.

Mjeku anestezist vijon të jetë në gjendje të rëndë pasi i injektoi vetes në trup anestezi.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e mjekut. Zhurda është nisur në gjendje të intubuar në orën 11:00 drejt Perugias në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për më shumë se një javë, mjeku anestezist qëndroi në gjendje kome në spitalin universitar të tramës.

Bluzat e bardha u shprehën se gjendja e tij shëndetësore eshtë e rëndë, duke vijuar me përpjekjet për të siguruar një spital më të specializar dhe transporti të kryej me avion sanitar.

Tefik Zhurda injektoi anestezi dhe qetësues të rëndë, pasi pacientja e tij ndërroi jetë në sallën e operacionit pas komplikacionit të shfaqur nga hipertermia malinje.

Shtetasja Blerta Pepa, 16 vjece, ish pjesemarrese tek Gjeniu i Vogel, humbi jeten mbremjen e 14 majit 2017 ne spitalin provat Continental ne Tirane.

Familjaret kane bere denoncim ne polici ndersa prokuroria ka nisur hetimet ndaj tre mjekeve per mjekim te pakujdesshem./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT