Djali i Servet Pëllumbit: Pse lashë biznesin për të kandiduar me PS, çfarë i tha Rama babait

Kliko per me shume info

Arben Pëllumbi është kandidati i 18-të në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Njëherësh ai është edhe djali i profesorit socialist, Servet Pëllumbi, njërit prej themeluesve të PS-së. Arben Pëllumbi ka vendosur që prej fillimit të 2017, pas një “bisede shoqërore” me kryeministrin Edi Rama të lërë biznesin e tij dhe t’i futet politikës:

Në fakt, ai ka qenë pranë PS-së që prej vitit 1991, siç sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, por vetëm disa vite më vonë ai u bë pjesë e asamblesë dhe delegat i kongresit. Në këtë intervistë, Arben Pëllumbi flet edhe për marrëveshjen e fundit të arritur mes kryeministrit Rama e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të cilën shpreson që të sjellë “një pluralizëm të dytë” në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Zoti Pëllumbi, teksa mendoja pyetjet për këtë intervistë, më erdhi në mendje që babai juaj, Profesor Serveti, siç i thonë të gjithë, e ka themeluar Partinë Socialiste, sigurisht bashkë me të tjerë. Tanimë jeni ju që po vazhdoni rrugën e politikës, të cilën Profesori e ka lënë prej disa vitesh për t’ju rikthyer krijimtarisë dhe studimit. A keni një koment?

Po ashtu është, babai im është një nga njerëzit më të njohur në PS dhe elektorat, falë punës dhe luftës së tij që nga themelimi e në vazhdimësi për formimin, reformimin dhe drejtimin në beteja elektorale të rëndësishme, duke e finalizuar karrierën e tij politike si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2005, ai u tërhoq nga jeta aktive politike, për t’u hapur rrugë brezave të tjerë, të rinjve. Përfshirja ime në aktivitete politike daton herët, që në 1990 (unë kisha vetëm 2 vjet që kisha mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Inxhinieri Elektrike, me rezultate të shkëlqyera), si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet e kohës dhe sidomos në përpjekjen për ndërtimin e urave të munguara të miqësisë, për çka unë edhe pse i ri në moshë, vetëm 25 vjeç, drejtoja një nga grupet e profesorëve dhe intelektualëve për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri SHBA, duke u zgjedhur dhe anëtar i kryesisë së parë të kësaj shoqate në fillim vitin 1991.

Ju keni qenë pjesë e PS së prej vitesh, por jo në struktura drejtuese. Ndaj dua t’ju pyes si erdhi përfshirja juaj në listën e kandidatëve për deputetë? A kishte një dëshirë nga ana juaj?

Është e vërtetë që kam qenë pjesë e PS-së pothuaj që nga themelimi, edhe pse nga prilli i vitit 1991 e deri më sot, unë kam ushtruar aktivitet privat. Anëtar i PS-së unë jam bërë disa vite më vonë, duke marrë pjesë, për aq mundësi sa më jepte aktiviteti që kryeja, në jetën organizative të PS-së dhe duke u zgjedhur dhe delegat kongresi e anëtar asambleje i njësisë 5, në Tiranë. Gjatë gjithë këtyre 27 viteve, të dyja pasionet e mia, biznes dhe politikë kanë “luftuar” herë pas here me njëri-tjetrën. Unë kam pasur propozime të ndryshme nga PS, sidomos mbas vitit 2005, por vetëm në fillim vitin 2017, pas një bisede shoqërore me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, z. Edi Rama, sot jam pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Tiranë. Jam duke punuar në atë që është quajtur dikur komuna Farkë, sot njësi administrative e Bashkisë Tiranë.

Në kongresin e fundit ju pamë në një foto së bashku me kryeministrin Edi Rama e Profesor Servetin. A mund të na thoni çfarë ndatë së bashku në atë bisedë të shkurtër?
Për mua, ai ishte një moment shumë i bukur, që do të ngelet gjatë në kujtesë, edhe pse takimi i të treve ishte i rastësishëm. Kryeministri iu drejtua babait dhe me të qeshur i tha: “Profesor, tani dorëzoja stafetën djalit”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here