Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shokët e pësojnë keq në Sarandë, paguajnë dy prostituta, por ja çfarë i gjen

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë. Policia njofton se operacioni i koduar “LADIES”, u finalizua me arrestimin e dy meshkujve dhe dy femrave që ushtronin prostitucion.

Sipas policise ne pranga u vune shtetasit: B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë. G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë. A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion). D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet