Reagon menaxheri i FIFA-s: Turpi i futbollit shqiptar e ka emrin Enea Jorgji

Sport

Menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti, i cili bashkëpunon me klubin e Skënderbeut dhe ndër të tjera ka realizuar transferimet e lojtarëve të korçarëve si Olainka e Berisha pa harruar këtu të futbollistëve të Kombëtares si Balaj e Roshi, ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale.

“Turpi i futbollit shqiptar e ka emrin Enea Jorgji, urgjentisht t’i hiqet e drejta të jetë pjesë e FSHF… turp, turp, turp”, ishin fjalët e menaxherit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që ai i referohej takimit të sotëm mes Kukësit dhe Skënderbeut dhe vendimeve të dhëna nga gjyqtari i cili mban stemën e FIFA-s./panoramasport

ME TE LEXUARAT