Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dita e zgjedhjeve gjatë festës së Bajramit, reagon Myftiu i Tiranës: Nuk përbën asnjë problem…

Një reagim për datën e zgjedhjeve që përkon me festën e ‘Bajramit të Madh’, vjen nga myftiu i Tiranës Ylli Gurra.

 

Ai ka kërkuar që muaji i Ramazanit të jetë sa më komunikativ dhe i paqtë, si nga ana e qytetarëve ashtu dhe nga ana e politikanëve.
Myftiu bëri një deklaratë ppër shtyp për t’i bërë thirrje të gjithë opinionit shqiptar dhe klasës politike për më shumë gjakftohtësi, maturi dhe për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut.
“I bëj thirrje të gjithë opinionit shqiptar, dhe klasës politike për gjakftohtësi e maturi, për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut, për qetësimin e situatës që kishte kapluar vendin. Komuniteti mysliman kërkon të kthejë në vëmendje kërkesën për të pasur një proces zgjedhor të lirë, të qetë e të sigurtë, me atmosferë paqësore.

Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë me 25 qershor, e shoqëruar me datën e zgjedhjeve, ku ne do të japim mesazhin tonë , ndjejmë detyrimin që atmosferën para Ramazanit , përgjatë të gjithë muajit të tij, që do përkojë dhe me fushatën zgjedhore, kërkojmë nga çdo besimtar e besimtare të jenë të kthjellët e të përkushtuar për përcjellen e Ramazanit ashtu si i ka hije dhe i drejtohemi e klasës politike që gjatë këtij muaji të begatë që të jenë të kujdesshëm, të matur, të krijohet atmosferë paqësore brenda kornizave njerëzore, kundrejt Ramazanit, si e drejtë fetare dhe ligjore,” tha Gurra.
Myftiu i Tiranës gjithashtu tha se zgjedhja e datës së votimit në ditën e festës së Bajramit nuk përbën asnjë problem apo të ushqejë ndonjë tendencë.
“E drejta e të votuarit, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit është përgjegjësi historike e qytetare. Besimtarët e këtij vendi të vendosin më 25 qesrho që fatet e tyre ajo elitë politike që do marrë votëbesimin nga po këta qytetarë. Në kornizën fetare, përkimi i datës së zgjedhjeve dhe datës së Bajramit nuk ka arsye që të ushqejë asnjë tendencë,” tha Gurra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet