Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ambasadori amerikan ofendoi gazetari ‘’plehrë’’, media serbe kërkon…

Ambasadori amerikan ka marrë një thirrje nga gazetë serbe, të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët.

 
Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur “plehër” gazetën Informer dhe e ka akuzuar atë për publikim të gënjeshtrave.

 
“Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare”, thuhet në një dekaratë të Informer-it.
Në të njëjtën thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje.
Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i Informer-i të komentojë një raport të kësaj gazete, i cili thotë se Bashkimi Evropian planifikon të pengojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë “sepse disa zyrtarë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Aleksandar Vuçiq (v.j. kryeministër dhe president i zgjedhur) udhëheq Serbinë”.
Në videon e postuar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ambasadori Scott duket duke thënë në gjuhën serbe: “A jeni ju nga Informer? Më falni që them, por kjo nuk do të ishte gënjeshtra e vetme që kam lexuar në Informer dhe me siguri nuk do të jetë e fundit”.
“Ekziston i ashtuquajturi informacion i bazuar në burime që nuk kam ide se kush janë. Informer është plehër e zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj. Mediat duhet të bazohen në fakte dhe unë nuk shoh fakte në Informer “, ka thënë Scott.
Zyrtarët nga Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk ishin në dispozicion menjëherë për komente./REL/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet