Dëshmitarët e atentatit ku u vra Ervin Dalipaj: Qëlluan dy veta, viktimat ishin shpërfytyruar

Aktualitet

Një dëshmitar i cili kërkoi të mos identifikohet tregoi se në makinën nga ku u qëlluan viktimat mund të kishin qenë tre persona; dy prej të cilëve kanë qëlluar me breshëri plumbash nga dritaret e makinës, ndërsa i treti drejtonte mjetin.

“Pamë që po qëllonin dy persona nga makina, ndërsa një tjetër ishte në timon. Nuk arritëm ti identifikonim pasi ishim shumë larg, por qëlluan me breshëri të gjata. Kur u afruam pamë që makina e viktimave ishte bërë shoshë, ndërsa dy djemtë që ndodheshin brenda ishin shpërfytyruar, pasi kishin marrë shumë plumba në gjoks dhe në fytyrë”, kanë treguar dëshmitarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një foto tregon sesi është shkatërruar makina nga breshëria e plumbave dhe kudo ka gjak.

Në vendin e shoferit ka qenë i ulur Ervin Dalipaj ndërsa miku i tij, “Labi” ka qenë i ulur në sediljen e parë dhe nga breshëritë e plumbave ka rënë në prehrin e Ervinit.

Xhamat e makinës janë thyer nga plumbat madje është hapur dhe airbegu i pasagjerit. Ndërkohë tek këmbët e viktimës duken dhe disa kartëmonedha.

Fillimisht u qellua ne krahun e djathte- Ata gjithashtu kanë rrëfyer dinamikën ndërsa fillimisht kanë menduar se dy makinat po bënin garë me njëra tjetrën.

Një automjet tip fuoristradë me ngjyrë të zëzë ka ndjekur audin ku udhëtonin dy viktimat

Sapo u janë afruar makinës së kanë qëlluar në drejtim të tyre, fillimisht në krahun e djathtë të makinës ‘Audi S8″ dhe më pas dy breshëri të gjata i kanë dërdhur në xhamin e parë të makinës, duke i lënë të dy të vdekur në vend.

“Fillimisht menduam se ishin duke bërë gara me njëri-tjetrin. Ishte një makinë e zëzë si fuoristradë dhe makina ku ndodheshin dy personat që mbetën të vdekur. Pas disa metrash dëgjuam të shtëna armësh, breshëri të gjata automatiku. Më pas pamë që makina Audi doli nga rruga dhe përfundoi nga rruga dytësore në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa makina ku ndodheshin autorët vazhdoi rrugën duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Maminasit”, tregojnë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilat ishin të shumtë, pasi është një zonë e populluar dhe me biznee të shumta në të dy krahët e autostradës.oranews

ME TE LEXUARAT