Akuza të rënda ndaj Bashës, Ministrja e Ramës: Ja krimet e tij, nga vjedhjet tek vrasjet. Zoti e ndihmoftë!

Kliko per me shume info

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes ka hedhur akuza të rënda ndaj Bashës gjatë një takimit elektoral me banorët e fshatrave Bardhoc dhe Shtiqën në Kukës, kërkoi t’i jepet edhe një shans qeverisë “Rama” për të çuar sipas saj deri në fund reformat që ka nisur.

Duke u ndalur tek bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja, Kodheli renditi disa nga arsyet se përse kreu aktual i opozitës nuk duhet të qeverisë vendin.
“Unë nuk besoj se shpresën e jep ky djali i ri që xhiron bosh aty te plastmasi, kur me vota të vjedhura ka qeverisur Tiranën, absolutisht këtë e di si buka që ha përditë.

Kliko per me shume info

Një herë ka pasur gisht në Rrugën e Kombit dhe i ka mbi kurriz nja 250 milion euro dhe unë që kam qenë bankiere dikur, mendohem mirë kur e them këtë shifër. Ka qenë 5 ditë ministër i Jashtëm dhe ia fali çerekun e detit komshijve, ka qenë 10 ditë ditë ministër i Brendshëm dhe i ka vrarë katër burra me duar në xhepa në shesh.

Zoti e ndihmoftë këtë djalin deri në fund të karrierës së vet politike, por ky nuk e meriton ta drejtojë Shqipërinë as sot as nesër”, – tha Kodheli.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here