Rikthehet Briseida Shehajn? Ja posti që pritet të marrë

Showbiz

Briseida Shehaj pasi u largua nga Drejtoria e Tatimeve duke dhënë dorëheqjen, pritet të rikthehet sërish, për të marrë një post të rëndësishëm në administrate.

Mësohet se asaj i është propozuar drejtimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Genti Beqiri është larguar nga drejtimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Ai ka depozituar zyrtarisht një kërkesë dorëheqje ku njofton largimin e tij nga agjencia që e drejtonte që prej qershorit të vitit 2015.

Deklaratë e Drejtorit Ekzekutiv të AIDA-s, Genti Beqirit:

“Në qershor 2015, kur u emërova në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA, isha i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që më ishte besuar, në një nga sektorët më prioritarë në vend siç janë investimet.

I jam mirënjohës Kryeministrit Z. Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e këtij institucioni. Kjo më ka nxitur për të punuar çdo ditë, pa pushim, për zhvillimin e mëtejshëm të AIDA-s, si një strukturë gjithnjë e më shumë dinamike, në ndihmë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas.

Në këto 2 vite në detyrë, AIDA është rritur profesionalisht, e bashkë me të, janë rritur të gjithë treguesit e objektivave të punës së saj, që nga niveli i investimeve, klima e biznesit, numri i bizneseve të reja në vend, si edhe shumë tregues të tjerë.

Por, AIDA në rrugën e saj nuk mund të kishte kurrsesi sukses e vetme. Ka qënë partneriteti me agjencitë homologe, me organizatat e biznesit dhe me miqtë e partnerët e tjerë, të huaj e vendas, që na solli në një stad të ri zhvillimi profesional.

Shumë punë të mira janë bërë, por sigurisht që të tjera mbeten për t’u bërë për rritjen e kapaciteteve profesionale, për të adresuar dhe asistuar në kohë reale si një “One Stop Shop” kërkesat dhe nevojat e investitorëve dhe biznesit.

Për gjithçka kemi bërë në këto dy vite, unë dua të falenderoj posaçërisht stafin e palodhur të Agjencisë, bashkëpunëtorët e mi më të afërt, partnerët e tjerë, organizatat e biznesit dhe këdo tjetër me të cilin kemi bashkëpunuar në këtë periudhë për ta bërë AIDA-n më të mirë dhe Shqipërinë më tërheqëse për investitorët.

Sot, për arsye tërësisht personale, më duhet t’ju njoftoj se unë nuk do të jem më në drejtimin e Agjencisë, por sigurisht mbetem i përkushtuar për t’i shërbyer vendit tim në poste dhe sfida të reja në të ardhmen.

Ju Faleminderit!”

ME TE LEXUARAT