Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia flet për vrasjen në Mat: Viktimën e thirrën në emër, e qëlluan në derën e shtëpisë…

Policia e shtetit informoi ne lidhje me vrasjen e ndodhur ne Mat duke theksuar dyshimet se krimi ka ndodhur per hasmeri.

Informacion paraprak nga policia:

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka telefonuar një djalë dhe ka thënë se në fshatin Rukaj, persona të pa njohur me një automjet, më kanë vrarë babain.

Menjëherë janë nisur forca të shumta policie në drejtim të fshatit Rukaj, për verifikimin e telefonatës ku ka rezultuar se:

Persona të panjohur duke përfituar edhe nga errësira, në oborr të banesës kanë vrarë me armë zjarri shtetasin H.Ll, rreth 60 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri. Policia njoftoi se viktimën Hajredin Lleshi e kanë thirrur në emër që dil pak dhe me pas e kane qelluar me arme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet