Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Drogë për financimin e ISIS, sekuestrohen 37 tonë në Itali

Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.

Lajmi u bë iditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro.

Sipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin islamik dhe në veçanti grupin e ISIS.

“Droga e luftëtarit” po transportohej në një konteiner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të Shtetit Islamik.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme italiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet