Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Apeli lë në burg 10 doganierët e policët “që kaluan” 10 ton kanabis në Itali

Burime zyrtare njoftuan sot se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shqyrtuar apelin e 10 prej doganierëve dhe punonjësve të policisë, të arrestuar në kuadër të hetimeve për trafikimin e 10 tonëve kanabis në Itali.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për masë sigurie “arrest në burg” për shtetasit Mexhit Xhixha, Agron Kapllani, Roland Metani, Maliq Kadilli, Nezir Bardhoshi, Behar Sula dhe Gëzim Dervishi.

Ndërkohë, togat e zeza kanë ndryshuar masën duke e kthyer atë në “arrest shtëpie” për Edmond Luzin dhe Vladimir Ziun.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet