Del nga burgu Pajtim Serjani, miku i ngushtë i Emiljano Shullazit

Aktualitet

Miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani ka lënë qelinë pasi ka përfunduar dënimin prej tre vitesh dhënë nga Gjykata e Apelit për akuzën e shtrëgimit për dhënie pasurie.

Pajtim Serjani u dënua për gjobvënie biznesmenit të kafesë pasi i bëri presion biznesmenit Julian Bregu të jepte një pjesë të aksioneve të tij.

Serjani u plagos nga Arjanit Sterjo në majin e vitit 2015 teksa gjendej në një lokal në rrugën e Kavajës dhe ku në tavolinë me të ishte efektivi i policisë Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Shkallës së parë e dënoi me 7 vite burg Serjanin por Apeli e dënoi me 3 vite. Sot, ai ka lënë qelinë duke i dhënë fund dënimit.

ME TE LEXUARAT