E fundit/ Princi Filip tërhiqet nga detyrat mbretërore

Bota

Pas njoftimit të Pallatit Mbretëror për mbledhjen urgjente, një tjetër lajm vjen nga Anglia. Mësohet se bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, Duka i Edinburgut do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore këtë vjeshtë.

Vendimi është marrë nga vetë Princi Filip dhe është mbështetur nga Mbretëresha, tha një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.

Ai do marrë pjesë në takimet që janë planifikuar më parë, deri në gusht por nuk do të pranojë më asnjë ftesë tjetër.

Princi i cili muajin tjetër bëhet 96 vjeç është president apo anëtar i më shumë se 780 organizatave do të vazhdojë të ketë këto angazhime. Megjithatë ai nuk do të luajë një rol aktiv në pjesëmarrje’ tha Pallati Mbretëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Mbretëresha do vijojë angazhimet e saj të plota.

ME TE LEXUARAT