Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kuvend/ Largohen Blushi e Hafizi, Balla: Shkoni te “Republika e Re” e Lulit

Situata në Kuvend ditën e sotme është rënduar, ku raportohet largimi i Blushit dh eHafizit. Ndërkohë, mësohet se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se qeveria Rama bëri shtet këto 4 vite ndërsa në 4 vitet e ardhshme do të punojë për më shumë mirëqënie.

Balla gjithashtu reagoi pas largimit të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit nga parlamenti, duke i thënë se “të paktën duhet të ishin për të votuar projektet në interes të qytetarëve shqiptarë në bashkëpunim me qeverinë gjermane”.
Në gjithë këto vite, qeveria gjermane është financuesja kryesore e zhvillimit në Shqipëri. Qytetarët e Beratit, Kuçovës, Lushnjes, Gjirokastrës, duhet t ‘i njoftojmë se janë përfitues të disa projekteve që do fillojnë në vjeshtë dhe vitin tjetër do keën kanalizime e rrjet uji të pijshëm, por për herë të parë do mundohet edhe për impiantet e ujërave të zeza.

Më vjen keq që Blushi e Hafizi largohen, kur minimalisht duhet të ishit për të votuar këto projekte në interes të qytetarit, vazhdoni shkoni te Republika e Re e Lulit,. Është shprehje e qartë e shpërdorimit të besimit, të cilëve populli u ka dhënë votën, dhe ata e kanë çuar dëm.

Shqiptarët e dinë që Shqipëria që duam, ka më shumë nevojë për ujë të pijshëm, vende pune, impiante dhe nga kjo foltore ju them që me të njëjtën energji që punuam për Reformën në Drejtësi, do të punësojmë për më shumë punësim. Shqiptarët kanë vlerësuar punën e Partisë Socialiste për Reformën në Drejtësi. Bëmë shtetin në këto 4 vite, në 4 vitet e ardhshme do punojmë për më shumë mirëqënie,” tha Balla në Kuvend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet