Kërcënoi me vrasje e mbajti peng gruan, arrestohet burri në Tiranë
Arrestohet nga policia 54-vjecari qe kercenoi me vrasje gruan e tij paraditen e sotme ne Tirane. Policia e kryeqytetit informoi per arrestimin e te dyshuarit duke pohuar se ai akuzohet per armembajtje pa leje dhe dhune ne familje.
Policia ne vazhdim te hetimeve te ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në rrugën “Jordan Misja” ku shtetasi Besim Pengili në gjendje të rëndë spiqike ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen V.P, dhe më pas ka tentuar të vrasë veten, njoftoi se ka arrestuar autorin e krimit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas policise, në këto kushte pranë shtetasit Besim Pengili ka qëndruar vajza e ti shtetasja, S.K, 26 vjeç e cila ka tentuar të zbusë situatën dhe gjendjen depresive të babait të saj.
"Pas ndërhyrjes profesionale të policisë është bërë neutralizimi i tij duke sekuestruar armën e zjarrit dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit nr 3 shtetasin e mësipërm", theksoi policia.
Sipas saj, në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Besim Pengili, 54 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë.
"Arrestimi i tij u bë nga ana e Specialisteve per Krimet ne Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, pasi shtetasi i mësiperm është kapur në flagrancë në banesën e tij, me një armë zjarri automatik, me dy krëhëra me 60(gjashtëdhjetë) fishekë, me të cilën ka kanosur gruan e tij V.P, e cila ka qënë e paisur me urdhër mbrojtje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë", theksohet me tej ne deklaraten e policise.
Sipas policise, materialet do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Dhuna në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, të parashikuar nga nenet 278/2, 278/4, 130/a/4, 321/2 te K.Penal, në ngarkim të shtetasit Besim Pengili.