Turqia bllokon edhe Wikipedian

Teknologji

Përdoruesit e internetit në Turqi, nuk mundën të hynin sot në faqen e “Wikipedia”, duke mos e ditur arsyen e qartë të këtij bllokimi.

Grupi i monitorimit, TurkeyBlocks, i cili gjurmon aksesin në faqet e internetit në vend, konfirmoi këtë masë, që është raportuar nga përdoruesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas analizës teknike dhe shqyrtimit ligjor bazuar në Ligjin Nr. 5651, masa administrative është marrë për këtë faqe (wikipedia.org) sipas vendimit Nr 490.05. 01.2017.-182198 të datës 29 prill 2017 të zbatuar nga Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit”, njoftoi kanali televiziv CNN Turk duke cituar një mesazh të marrë nga disa përdorues që ishin përpjekur të aksesonin enciklopedinë në internet.

Ky ndalim është për të gjitha gjuhët që është e disponueshme enciklopedia.

Në të kaluarën, Turqia ka vendosur kufizime në mediat sociale, përfshirë ato si YouTube dhe Twitter.

ME TE LEXUARAT