Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama: Kjo ishte oferta që i bëra Bashës në takimin 3-orësh tek Nishani

Kryeministri Edi Rama tha se kreut te PD, Lulzim Basha, i ka ofruar monitorim maksimal të strukturave të shtetit ne fushate dhe gjate zgjedhjeve.

“Ne jemi sic e shikoni ne një punë, sapo kemi mbyllur një takim me skuadrën e re përfaqëuese ku kanë marrë pjesë edhe krtyetaret e bashkive, por edhe deputetë aktualë për të kolaauduar mesazhet, për të bërë të qarta prioritetet në planin organizativ, në planin e garnatimit të një procesi të lirë të ndershem dhe transparent dhe për të pasur sa më shumë njerëz që të na bashkohen në 18 qershor.

Si shkuan negociatat?

Kemi rënë dakord që mos flasim, por fjalët i ka marrë era, i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar atë çka besoj shumë se adreson problemet objektive, pra një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë së shtetit, të drejtorive rajonale të arsimit, të sistemit arsimor, të sistemit të burgjeve, ku janë pikat që kanë qenë pikat të adresuara si problematike në raportet e ODIHR dhe njëkohësisht një rregullore e dakordësuar si të shmangen perdorimet e aseteve shtetërore në fushatë dhe një kategorie aktivitetesh qeveriare që nuk d hen përdorur në fushatë. Më shumë se kaq nuk ka.

Si e ka pritur Basha?

Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tavolinë. Ne vazhdojmë punën. ne jemi në angazhimin e plotë elektoral, por do të gjejmë kohën për të diksutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet