Përleshje mes grupeve shqiptaro-ruse, shqiptari masakron me gotë një burrë

Aktualitet

Një sulmues që arriti t’i shmangej drejtësisë për gati pesë vite, pasi i shkaktoi pothuajse verbimin një njeriu gjatë një grindjeje në një klub nate, është burgosur më në fund.

Shqiptari Shkëlzen Elezi ishte në arrati pas një përleshje midis grupeve shqiptare dhe ruse në një klub nate në Oksford të Britanisë së Madhe në vitin 2012. 27 vjeçari u arrestua pas rrëmujës, por më vonë u zhduk për t’u gjetur vetëm në tetor të vitit të kaluar.

Ai ka mohuar të jetë në krye të sulmit në klubin e natës “Hythe Bridge Street”, ndërsa u dënua të enjten e kaluar për dëmtimin e viktimave Ramza Dadayer dhe Mohammed Massoud. Shqiptari doli para gjykatës në Oksford, ndërsa personit të quajtur Ramza Dadayer i theu një gotë në kokë.

Shqiptari është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg. Gjyqtari i çështjes Peter Ross tha se ishte e qartë që të dyja grupet kishin për qëllim dhunën. “Ju keni përdorur një armë, një gotë, dhe pasojat për Massoud ishin të tmerrshme – ata mund të kishin qenë edhe më keq”, tha gjyqtari, duke iu drejtuar të pandehurit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtari shtoi se shqiptare ishte në krye të sulmit.

Gjatë procesit gjyqësor, 7 burra dhe 5 gra dëshmuan, duke theksuar se lufta shpërtheu në zonën Vip të klubit rreth orës 2.30 të mëngjesit më 26 maj 2012.

Elezi sipas prokurorit e qëlloi disa herë viktimën e tij duke i thyer në kokë gotën e qelqit, çka ju desh ndërhyrje kirurgjikale e specializuar në sy.

Juristët njëzëri e dënuan Elezin për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, si dhe sulmin që shkaktoi dëmin fizik, por vazhdoi ta lirojë atë nga akuza e dytë e kësaj akuze.

Elezi, i cili duhet të paguajë një pagesë për viktimat, do të dëbohet pas kryerjes së gjysmës së dënimit të tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

ME TE LEXUARAT