Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ish- e dashura e Majk në prag të lindjes, këngëtari vazhdon injoron faktin!

Prej muajsh tashmë përflitet shtatzënia e bukuroshes nga Kosova Majlinda Zeka, e cila ishte në një lidhje dashurie me reperin e famshëm Majk.

Lajmi i pritjes së ëmbël, jo vetëm që është injoruar nga këngëtari por gjithnjë është diskutuar në formë thashethemi. Por thashethemi doli të jetë një e vërtetë e madhe.

Ish- dashura e Majk është në prag të lindjes. “Kosovarja” ka publikuar fotot e saj më të fundit, ku shfaqet shtatzënë.

Vetë Zeka është treguar e rezervuar përgjatë këtyre muajve duke mos publikuar foto me barkun që po i rritet.

Nga ana tjetër Majk e ka lënë pas krahëve këtë histori, por po vjen momenti t’i rikthehet, pasi shumë shpejt ai do të bëhet për herë të parë baba.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet