Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ristani sulmon kritikët e Bashës: Topalli, Selami e Bregu kërcitjet e fundit të “shtrëngatës”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani thumbon kolegët e tij, Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, pasi këta lëshuan kritika në drejtim të Lulzim Bashës.

Ristani me anë të një statusi të shkurtër në ‘Facebook’, pas kritikave ndaj Bashes nga deputetët demokratë, shprehet se këto janë ‘kërcitjet e fundit’, ndërsa theksoi se shtrëngata po mbaron. Ai paralajmëroi më tej se shumë shpejt koha e bukur do të agojë.

“Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohe e bukur do agojë”, citohet në mesazhin e demokratit.

Ditën e sotme, deputeti Eduard Selami kritikoi hapur linjën e drejtimit që po ndjek kreu i PD-së, Basha, ndërsa pohoi se bojkoti i zgjedhjeve dëmton rëndë Shqipërinë. Më herët ishte deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, njëherazi kryetare e Komisionit parlamentar të Integrimit, që nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” kërkoi publikisht nga kryetari demokrat, Basha të heqë dorë nga vendimi për të mos e futur PD-në në zgjedhjet e 18 qershorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet