Trump tregon dhëmbët, nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Bota

Një nëndetëse amerikane ka arritur në Korenë e Jugut, nga shqetësimi se Koreja e Veriut mund të kryejë një tjetër provë raketore ose bërthamore.

Nëndetësja USS Michigan, e pajisur po ashtu me raketa, do t’iu bashkohet disa luftanijeve që do të vijnë me transportuesin Carl Vinson.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koreja e Veriut është duke festuar përvjetorin e 85-të themelimit të ushtrisë së saj me stërvitje në shkallë të gjerë, tha Koreja e Jugut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur javëve të fundit.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, ndërsa qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ka rritur presionin mbi Phenjanin.

ME TE LEXUARAT