Vrasja e Artan Cukut, policia: U qëllua nga dy armë, 11 të shoqëruar, shpërblim për informatorët

1

Policia e Tiranes ka vendosur shperblim 3 milione leke te reja per ata qe japin informacion ne lidhje me atentatin qe iu be ish-oficerit te policise se shtetit Artan Cuku.

Sipas deklarates se policise, 42-vjecari Artan Cuku eshte qelluar me dy arme te ndryshme nga persona ende te pa identifikuar.

Kliko per me shume info

Po keshtu, policia ben me dije se ka shoqeruar 11 persona ne lidhje me ngjarjen.

Deklarata e policise:

Në datë 08.04.2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit “Melrose” nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish-punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme.

Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte.

Me marrjen dijeni për ngjarjen është krijuar grupi i posaçëm hetimor, me specialistët më të mirë të Drejtorisë Vendore të Tiranës dhe Drejtorisë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, i cili kryesohet nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Përsa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit.

Policia e Tiranës, duke garantuar anonimatin e plotë, ka vënë në dizpozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje shumën prej 3 milion lekë të reja si shpërblim, në numrin e telefonit 0694110299.

1 COMMENT

  1. Policet qe ndjekin krimin hiqen nga puna kur nuk plotesojne ‘detyrat’ e politikaneve.
    Ne kete moment Polici VIHET NEN ZJARRIN e krimit. Dmth, shteti te le vetem perballe krimit!
    Ai qe punon mire gjen belane! Njelloj si Dritan Zagani qe mori Azil ne Zvicer, ne Shqiperi e kerkon Interpoli! Turpi Shekullit! Ish Ministrin Tahiri qe mori hak per kusherinjte nuk e prek kush ! Edi Rama HIQE NGA LISTA E INTERPOLIT POLICIN, sepse e bete si Serbet me Ramushin!! Popull hap SYte!
    EDI RAMA, LESHO KANABISIN, VENDOS SHTETIN LIGJOR, ZHDUK MINISTRAT E KORRUPTUAR, MJAFT ME MASHTRIMET E VETINGUT !
    E BERE SHQIPERINE FAR WEST,PO PUNA ESHTE SE SHQIPTARET NUK KANE ARME ! POPULL HAP SYTE !

    Ne qe po shkruajme nuk jemi te shqupit, si justifikohet shpesh Zoti Rama !
    Jemi thjesht qytetare atdhedashes !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.