Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja e Ervin Dalipajt e Xhino Dautit, ja kush është zyrtari i policisë që u mor në pyetje

Prokuroria e Durrësit mori ne pyetje kreun e krimeve te renda në policinë e qytetit bregdetar, Arber Zemani. Burime pranë organit të akuzës thanë se Zemani është kushëri i pare Juxhin Dautit, ndërsa ky i fundit kishte lidhje familjare me bashkëshorten e Ervin Dalipajt. Kjo sipas ekspertëve të policisë shpjegon dhe lidhjen miqësore mes dy viktimave.

Mësohet se Prokuroria ka marrë në pyetje Zemanin për të mësuar më shumë mbi lidhjet mes Dautit e Dalipajt, por edhe për faktin se si një i kërkuar nga drejtësia lëvizte i lirë në territorin e qarkut të Durrësit. Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar Zemani, ndërkohë që ekspertet mendojnë se atentati lidhet me një krim të ndodhur në vitin 2015 në Shijak, ku ka qenë i përfshirë Juxhin Dauti.

Per zbardhjen e ngjarjes FNSH dhe RENEA ushtruan kontrolle dhe shoqëruan disa persona në Sukth dhe Shijak të Durrësit. Mësohet se për të dhënë deklarime u shoqëruan edhe disa persona me precedentë penalë në këtë zonë, por është mohuar përfshirja në krim apo dhe lidhjet me dy viktimat.

Juxhin Dauti e Ervin Dalipaj mbetën të vrarë pas një atentati mafioz në rrethrrotullimin e Sukthit. Për hetuesit është e vështirë përcaktimi i shënjestrës së atentatit, për shkak se dy viktimat kishin probleme me drejtësinë, por verifikimi i të dhënave ka bërë që të mendohet se ishte drejtuesi i mjetit Juxhin Dauti. Kjo për shkak të hasmërisë së tij në qytetin e Vlorës pas vrasjes së Fation Banit, por edhe përfshirjes në disa krime të tjera në zonë mes tyre dhe një vrasjeje në Shijak, por pa te arrestuar.v+

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet