Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit, deputeti i PS qëlloi me armë në mes të Tiranës

Zbardhet vendimi i dënimit me gjobë për akuzën e armëmbajtje pa leje për deputetin Vladimri Kosta, që mund ti kushtoi mandatin.
Sipas kopjes së këtij vendimi, të datës 19 prill të vitit 2000, ku deputeti Kosta u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 10 mijë lekë gjobë, për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Sipas këtij vendimi, Vladimir Kosta më 17 qershor të vitit 1999 ka qenë duke udhëtuar me makinën në rrugën “Hoxh Vogli” në Tiranë. Në të njejtën rrugë po udhëtonte edhe shtetasi E.Topi, i cili i bllokon rrugën me makinën e tij shtetasit Vladimir Kosta. Të dy, pas shkëmbimit të fyerjeve me fjalë, fillojnë e grinden duke goditur njëri-tjetrin pasi edhe më parë kishin pas konflikt mes tyre. Më pas, shtetasi E.Topi largohet me mjetin e tij, ç’ka bën që Vladimir Kosta të nxjerrë pistoletën që kishte pa leje dhe të qëllojë në ajër, por një nga plumbat bie mbi automjetin e E.Topit.
Për këtë sherr, prokuroria dërgon në gjyq Kostën vetëm për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” edhe pse në makinën e E.Topit ndodhej një nga plumbat që deputeti Kosta kishte shkrepur. Gjatë procesit gjyqësor, Vladimir Kosta ka pranuar akuzën duke kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Kërkesë që i është pranuar nga gjyqtari Martin Deda, i cili në përfundim e dënoi Kostën me 10 mijë lekë të reja gjobë.
Këtë vendim të formës së prerë, deputeti nuk e ka pasqyrtuar në formularin e vetëdeklarimit edhe pse e ka pasur detyrim ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai, thuhet në kërkesen që ndodhet në KQZ për ndërprerjen e mandatit, është përgjigjur me JO pyetjes se “a jeni dënuar ndonjëhëre më vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj”. Kështu që në formular, thuhet në mënyrë taksative, që pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota dhe të pasakta në të, sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kanididimi, zgjdhja, emërimi apo nga funksioni publik të zyrtarit. Fakti që nuk e ka deklaruar vendimin penal të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës, thuhet në kërkesën e prokurorisë drejtuar KQZ-së, se e ndalon subjektin të ushtrojë funksione publike që mban aktualisht si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. abcnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. lali says

    Dhe kujt i shet pordhe ky qe thote “harrova qe kam pas nje gjobe” sikur te kete qene gjobe per parkim te gabuar. O shoku ke qellu ne mes te tiranes dhe e ka rujt zoti ate robin se paske qene tu e heq nga lista e gjendjes civile. Dhe per me teper e paske pranu vete …. po si nuk ju vjen turp… ?????

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet