Vrasja e Ervin Dalipajt, policia zbardh rrëfimet: Ja cfarë panë dëshmitarët

Aktualitet

Pak ditë pas vrasjes së ish-oficerit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, policia ka referuar në prokori rrëfimet e dëshmitarëve okularë që panë skenën sesi ndodhi atentati i dyfishtë.

Dëshmitarët, mes tyre edhe punonjës të autoservisit, konfirmojnë se njëri nga automjetet e vrasësve i kanë prerë rrugën objektivit teksa të dy viktimat po dilnin nga pika e servisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi ta është qëlluar me dy armë, që të dyja automatike thonë përfundimisht hetuesit, ndërkohë që mjeti tjetër i vrasësve, tip Audi ndodhej pak më tej.

Megjithëse dyshohet se shënjestra kryesore e vrasëve ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj, policia po kërkon në të kaluarën e të dyja viktimave, duke ngritur pistat e mundshme për të dy të vrarët.

Për Dalipajn grupi i hetimit thotë se ai ka dyshime të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes, aq më tepër që ai ishte nën gjykim për dyshimet se kishte marrë pjesë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmir Çollakut.

Nëse vërtetohet se shënjestra ishte Dalipaj, kjo është pista kryesore e hetuesve. Por nga ana tjetër edhe e kaluara e 27-vjeçarit Juxhin Dautaj ka mjaft dritëhije, thanë hetuesit, jo vetëm për shkak të dyshimeve për jetën e tij në Itali, por edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në një rrëmbim.

Deri më tani policia ka sekuestruar 30 kamera në të cilat shfaqet itinerari i makinave të vrasësve si edhe telefonat e vikimave, tashmë të përcjella në laboratorin e kriminalistikës./tch

ME TE LEXUARAT